ME SHPIRTIN TËND BËJ PAQE!
Ndërgjegjevrarë mos rend drejt Vitit të Ri!
Ndërgjegjevrarë askund mos u drejto!
Mos bjer preh e hakmarrjes emotive!
Ç'vlerë ka të hakmerresh nëse të lëndon?!
Planifikon të sulmosh një njeri të shtrenjtë,
Që me veprime, a mosveprime të lëndoi.
Duke u përpjekur ta thyesh për hakmarrje,
Në mijëra copa shpirtin tënd shkërrmoq...
Eh! Por, s'është e lehtë as të falësh.
Falja kurrë e lehtë s'ka qenë...
Në fundvit me shpirtin tënd bëj paqe!
Ndërgjegjetrazuar s'të vlen më asgjë.
Krenaria zëlartë proteston e rebelohet,
krenarinë ballëlartë s'e ve dot nën këmbë.
Fal shpirti, megjithëse frymë, shkërrmoqur,
krenaria e nëpërkëmbur mbijeton përnjëmend.
Dhuro një përqafim, jo sulmin hakmarrës!
Ndonëse loti do rëndojë mbi qerpikë...
Ktë fundvit me shpirtin tënd bëj paqe!
E nëse njeriu yt i shtrenjtë s'e meriton?!
Në s'e meriton ai, e meriton ti...
Elda Gjini
2018
Sunday, December 30, 2018
Friday, December 28, 2018
IDHULLI I FUNDIT
U rrëzua idhulli i fundi, idhulli i fundit ra...
U shkërrmoq imazhi para syve, kaq pranë.
Por idhulli s'ishte veç një idhull, aspak.
Idhulli ishte limani pas detit të marrë.
Frëngjia e vetme ishte idhulli... ishte...
Busulla e orientimit pas shpresës së vrarë.
Balsami i shpirtit sfilitur dhimbjesh,
Rrezja e shpresës në perëndimin e vranë.
Por idhulli s'ekziston më, aspak...
Po tani? Tani vallë ç'ka për të ngjarë?!
Kupton që je vetëm, fillikat vetëm,
Në heshtje pyet unin në qetësi jo të paqtë:
Kam qenë gjithmonë vetëm, a thjesht jam?
Elda Gjini
2018
U rrëzua idhulli i fundi, idhulli i fundit ra...
U shkërrmoq imazhi para syve, kaq pranë.
Por idhulli s'ishte veç një idhull, aspak.
Idhulli ishte limani pas detit të marrë.
Frëngjia e vetme ishte idhulli... ishte...
Busulla e orientimit pas shpresës së vrarë.
Balsami i shpirtit sfilitur dhimbjesh,
Rrezja e shpresës në perëndimin e vranë.
Por idhulli s'ekziston më, aspak...
Po tani? Tani vallë ç'ka për të ngjarë?!
Kupton që je vetëm, fillikat vetëm,
Në heshtje pyet unin në qetësi jo të paqtë:
Kam qenë gjithmonë vetëm, a thjesht jam?
Elda Gjini
2018
Thursday, December 27, 2018
SIKUR...
Mësuam të jetojmë pa ty nënë...
Tepër e vështirë, por ia dolëm mbanë.
Shumë mund për t'i ridhënë ngjyra jetës,
ngjyra që pa ty shkëlqim nuk kanë.
Mësuam të bëhemi të forta,
madje edhe kur s'jemi, të ngjajmë.
Ecëm dhe ecim përpara,
siç na mësove, me kokën lart.
Por, a e di e dashur nënë?
Pa ty asgjë s'është si më parë.
Pa ty brengat bëhen më të rënda.
Pa ty gëzimet s'marrin krahë.
Edhe kur jemi të gjithë bashkë,
Të lumtur, rreth të voglit Deniz,
sytë edhe në buzëqeshje na përloten...
Sikur këtë gëzim ta ndanim me ty...
Me sa shumë mund e lodhje na rrite,
e dimë veç ne, e dimë veç ne dhe ti...
Sikur të ishe me ne sot, as mund, as lodhje!
Nënë! Pafund do t'jepnim lumturi...
Elda Gjini
2018
Mësuam të jetojmë pa ty nënë...
Tepër e vështirë, por ia dolëm mbanë.
Shumë mund për t'i ridhënë ngjyra jetës,
ngjyra që pa ty shkëlqim nuk kanë.
Mësuam të bëhemi të forta,
madje edhe kur s'jemi, të ngjajmë.
Ecëm dhe ecim përpara,
siç na mësove, me kokën lart.
Por, a e di e dashur nënë?
Pa ty asgjë s'është si më parë.
Pa ty brengat bëhen më të rënda.
Pa ty gëzimet s'marrin krahë.
Edhe kur jemi të gjithë bashkë,
Të lumtur, rreth të voglit Deniz,
sytë edhe në buzëqeshje na përloten...
Sikur këtë gëzim ta ndanim me ty...
Me sa shumë mund e lodhje na rrite,
e dimë veç ne, e dimë veç ne dhe ti...
Sikur të ishe me ne sot, as mund, as lodhje!
Nënë! Pafund do t'jepnim lumturi...
Elda Gjini
2018
Wednesday, December 26, 2018
DHURATAT
Ç'dhuratë morët për Krishtlindje Zonjë?
Sepse për Krishtlindje meritonit dhuratë...
S'kishit kohë për të humbur në lutje...
Kryqëzuar e denjë dhe e përulur në shtrat...
Ç'dhuratë morët për Krishtëlindje Zonjë?
Edhe për Vitin e Ri meritoni dhuratë...
Gëzimin e ç'mbështjelljes së dhuratës,
me bashkëshortin dhe fëmijët vallë e ndat?
Ç'dhurata ju magjepsin kaq shumë Zonjë?
Po bashkëshortin a e shihni në sy prap?!
Si ndiheni kur fëmijët ju thërrasin "mam''?
Sërish do rendni drejt një të ndyri shtrat?
Elda Gjini
2018
Ç'dhuratë morët për Krishtlindje Zonjë?
Sepse për Krishtlindje meritonit dhuratë...
S'kishit kohë për të humbur në lutje...
Kryqëzuar e denjë dhe e përulur në shtrat...
Ç'dhuratë morët për Krishtëlindje Zonjë?
Edhe për Vitin e Ri meritoni dhuratë...
Gëzimin e ç'mbështjelljes së dhuratës,
me bashkëshortin dhe fëmijët vallë e ndat?
Ç'dhurata ju magjepsin kaq shumë Zonjë?
Po bashkëshortin a e shihni në sy prap?!
Si ndiheni kur fëmijët ju thërrasin "mam''?
Sërish do rendni drejt një të ndyri shtrat?
Elda Gjini
2018
SEKRETET E MBESËS
Kur jemi bashkë koha fluturon e dashur.
Sa shpejt vjen ora për t'u ndarë Bahar!
Ende përmalluar të shoh me sy të përlotur,
Me doçkat e tua m'i fshin lotët ngadalë...
Do kujtoj sekretin pëshpëritur kësaj radhe,
se jam tezja më e mirë në botë.
Shpirti më këputet mbesa ime vogël,
ndoshta asnjë sekret tjetër s'do kuptoj...
Unë të flas e të flas shqip zemër,
shpejt e shpejt më përgjigjesh turqisht.
Të shoh mes dhimbjes së moskuptimit,
ti më sheh me sytë lutës së habisë.
Ç'sekrete më pëshpërite në vesh e dashur?
Po përse nuk m'i the edhe në shqip?!
Lotëve të tu shkaktuar prej moskuptimit,
tezja i fshij me një të ngrohtë përqafim.
Po kur të flasim nga larg mbesa ime,
ç'zhgjidhje t'i jap moskuptimit tim?!
Të të puth pas xhamit të telefonit,
por s'mund të t'i fshij lotët ndër sy...
Elda Gjini
2018
Sunday, December 23, 2018
Sunday, December 16, 2018
Saturday, December 15, 2018
ASKUSH S'VLEN MË SHUMË SE TY
Ti s'je veç trup e dashur!
Ke njëkohësisht trup e shpirt.
Megjithëse shpirti yt si oksigjeni,
Shtgëtoi në çdo qelizë të tij.
Për vdekje mos u brengos e dashur!
A e di që kurrë s'vdes një shpirt?!
Dhe pse të thithi krejt në një frymëmarrje,
Në një frymënxjerrje dole prej tij.
Shkundi lotët prej qerpikëve e dashur!
Ai ka humbur, veç ai, jo ti...
Ka humbur oksigjenin e çdo qelize,
Prej një shfrytëzuesi u çlirove ti.
Është koha të kthesh fletën e dashur!
Në s'mjafton ta kthesh, grise pra ti!
Shpirtin mos lër peng të kujtimeve,
Askush, askush s'vlen më shumë se ty!
Elda Gjini
2018
Ti s'je veç trup e dashur!
Ke njëkohësisht trup e shpirt.
Megjithëse shpirti yt si oksigjeni,
Shtgëtoi në çdo qelizë të tij.
Për vdekje mos u brengos e dashur!
A e di që kurrë s'vdes një shpirt?!
Dhe pse të thithi krejt në një frymëmarrje,
Në një frymënxjerrje dole prej tij.
Shkundi lotët prej qerpikëve e dashur!
Ai ka humbur, veç ai, jo ti...
Ka humbur oksigjenin e çdo qelize,
Prej një shfrytëzuesi u çlirove ti.
Është koha të kthesh fletën e dashur!
Në s'mjafton ta kthesh, grise pra ti!
Shpirtin mos lër peng të kujtimeve,
Askush, askush s'vlen më shumë se ty!
Elda Gjini
2018
Friday, December 14, 2018
EDHE 100 MOTËR
Të nis 🌷 për ditëlindje motër!
Me to një 💐 përqafimesh,
ca 💞 të vogla përhapur ngado,
një 🎂, pafundësi 🎁-ash e urimesh.
🎆 shpërthej 2 ⏰ para mesnate,
dhe nuk e bëj nga padurimi,
në kontinente të ndryshme të jetosh,
edhe për ⏰-ën do paguash çmimin.
Si erdhën këto kohë e dashur!
Virtualiteti na pushton shikimin.
Por 💕-at tona s'janë ndarë kurrë,
si kontinentet që janë të lidhur.
Elda Gjini
12.12.2018
Wednesday, December 12, 2018
Sunday, December 9, 2018
KAPITULLI VII -
MBËRRITJA
Netët e kaluara fillikat e të pagjuma më shtyn të marr një vendim. Më të
rëndësishmin dhe më të guximshmin e gjithë jetës sime. Vjollca u përpoq të më
ndalonte, duke më thënë se isha marrosur. Iu përgjigja se kishte plotësisht të
drejtë, se isha marrosur pas birit të saj dhe isha gati të bëja çfardolloj
çmendurie për të qenë me të.
Mamaja m’u lut me lot në sy që të ndërroja mendje. Sipas saj ishte e
rrezikshme mënyra si do shkoja për tek im shoq. Mund të vdisja. Unë e dija që
ajo ishte njeriu që më donte më shumë në botë. E dija gjithashtu se lotët e saj
ishin lotë zemre, të hidhëruar prej dhimbjes dhe parandjenjave të këqija. Por,
në vendimin që kisha marrë s’më kthente pas askush dhe asgjë. Ajo që i thashë
mamasë, nuk copëtoi vetëm zemrën e saj, por edhe timen.
E sa
rëndësi kishte nëse do vdisja apo jo rrugës për te im shoq? Po të vijoja të
jetoja në atë shtëpi do vdisja pak e nga pak, ashtu siç kishte ndodhur me të.
Ndryshimi i vetëm ishte se mua do vinin të më hidhnin një dorë dhe për të më
mbuluar, ndërsa me të kishte ndodhur ndryshe, ajo ishte një e vdekur e
pavarrosur.
Në
këto e sipër, ajo u kthye në anën tjetër. Me siguri nuk donte ta shihja e të më
shihte me sy të përlotur. Kishte aq shumë dhimbje! Për herë të parë e pyeta se
ku e gjente forcën për të duruar llojin e jetës që bënte. M’u përgjigj se
forcën e merrte nga fëmijët e saj. Por, im vëlla tashmë kishte ikur. Isha e
sigurt se ai nuk do kthehej më kurrë në atë shtëpi. Aty mungonte oksigjeni. Ndërsa unë isha gati të
ikja në mënyrën më të rrezikshme dhe absurde që mund të imagjinohet. Do të
sajohej një hapësirë për mua në vendin e bagazheve në një autobuz që bënte
rrugën për në Greqi. Do saldohej mbyllja, ndërkohë që unë do isha brenda. Vendi
ku do qëndroja nuk do ishte më i madh se një arkëmort. Kjo nuk më trembte.
Aspak.
Nuk
u dhashë rëndësi as lotëve, as këshillave, as lutjeve për të mos u nisur në atë
mënyrë. S’kisha mundësi më të mirë, më duhej thjesht të ikja.
Vendi ishte aq i ngushtë, saqë më dukej sikur kisha hyrë në një arkëmort
të vërtetë. Nuk më mbetej shumë për të bërë. Duhej vetëm të përpiqesha, madje të
luftoja me gjithë forcat e mia që të mbërrija gjallë. Shoferi i autobuzit më
dha diçka për të pirë. Më tha që do më ndihmonte që ta përballoja më lehtë. As
që kërkova më shumë informacion. Me siguri ai kishte shumë më tepër eksperiencë
se unë në këtë fushë, megjithëse jam e sigurt se as kishte hyrë e as do hynte
ndonjëherë në një vend të tillë, të ngushtë e të errët.
U
përpoqa të shkëpusja mendjen dhe shpirtin nga trupi. E dija që gjatë atij
udhëtimi do vuaja vetëm fizikisht. Ëndrrat, projektet dhe shpresat për të
ardhmen do mbeteshin të paprekura, të kaltra. Ndaj jam përpjekur shumë qysh
prej asaj kohe të harroj ato orë të tmerrshme të udhëtimit. Por, sado që
përpiqem seriozisht, nuk ia dal mbanë. Edhe sot që kanë kaluar më shumë se
njëzet vjet, nuk ka natë që të mos zgjohem mes ankthit dhe frikës se do vdes pa
e parë Bledin edhe një herë, qoftë edhe hera e fundit...
Kur
u zgjova u gjenda në shtratin e ri bashkëshortor, duke marrë serum. Bledi ishte
mbështetur në një kolltuk. Pranë tij, në një karrike qëndronte Nikoja. Nuk e di
sa kohë kisha në atë gjendje. Dija vetëm që ia kisha dalë mbanë të mbërrija
gjallë tek im shoq. Kjo ishte gjëja që kisha dashur më shumë se gjithçka. Ia
kisha dalë mbanë. Tani na mbetej vetëm të jetonim të lumtur.
Kur
e thirra Bledin në emër, ai sa nuk fluturoi nga gëzimi. Më puthi mbi flokë disa
herë. Nikoja më shtrëngoi dorën plot dhimsuri. Të dy më pyesnin pareshtur si
ndihesha, aq sa më hutuan. Ndieja lodhje dhe dobësi, vetëm kaq.
Kërkova të më hiqnin serumin. Bledi e shkëputi vigonin dhe mjekoi vendin
ku më parë qëndronte ai, ndërsa tani po dilnin disa pikëza gjaku. Më pas
vendosi leukoplast.
Sa
ditë kisha në atë gjendje? As Bledi dhe as Nikoja nuk m’u përgjigjën dhe më
kërkuan ta lija atë bisedë. Rëndësi kishte që
isha mirë. Kërkova të ngrihem prej shtratit. Nuk mbaja mend ndonjë
sëmundje që të ishte treguar më e fortë se unë. Në familje kisha marrë edukatë spartane në lidhje me këtë. Një femër
mund të qëndronte në shtrat vetëm kur ishte lehonë.
Më
në fund Bledi u thye. Kërkova të më
sillte një triko para se të ngrihesha nga shtrati. Megjithëse ishte korrik dhe
kisha veshur një komplet pizhamesh me
mëngë të gjata, sërish kisha ftohtë. Bledi nxori nga dollapi një triko timen.
Sa mirë i kishte sistemuar ato pak rroba që kisha sjellë me vete! Unë ndjeva
aromën karakteristike të mobiljeve të reja. Më në fund isha në shtratin tonë,
po ndieja aromën e dollapit tonë dhe im shoq ishte duke më veshur si të isha
fëmijë. Më mbërtheu të gjitha kopsat e
trikos dhe më mbështolli të tërën mes krahëve të tij.
Më
pas, duke më parë në sy më pyeti përse e bëra një çmenduri të tillë. Mund të
kisha humbur jetën. E pash thellë në sy
për disa sekonda. Ishte i zbehtë në fytyrë, ndërsa sytë e tij të përflakur
dëshmonin për pagjumësinë dhe lotët që kishte derdhur. E kisha bërë për të.
Nëse s’mund të isha pranë tij, të mbytesha në vështrimin e tij, të më pushtonte
të tërën mes krahëve të tij që më jepnin siguri, të më mbulonte me të puthura,
të zgjohesha pranë tij, për mua jeta s’do kishte asnjë vlerë.
Sytë i morën ngjyrë të gjelbërt dhe një shkëlqim të parezistueshëm. Me
siguri edhe sytë e mi kishin marrë po të njëjtën nuancë dhe shkëlqim. Ishte
njeriu që më bënte të lumtur, plotësisht të lumtur dhe unë doja aq shumë që ta
bëja të lumtur. Ne do ishim përgjithmonë bashkë e të lumtur dhe do të kishim
disa fëmijë, si në përralla. Ai më bënte ta shihja të ardhmen plot ëndrra, shpresë dhe ngjyra. Më mbuloi të tërën me të
puthura dhe më pas më mori në krahë dhe u drejtua për nga kuzhina që ishte në
katin e parë. Me siguri në këtë mënyrë më kishte shpënë në dhomën tonë të
gjumit, në shtratin tonë, por unë fatkeqësisht nuk mbaja mend asgjë. I
pëshpërita në vesh se duhej të më shpinte dhe një herë në dhomë në krahë dhe
t’ia nisnim edhe një herë nga e para.
Në
kuzhinë më pritën me duartrokitje. Ishin pesë fëmijët dhe kunata ime, Mirela.
Nuk mund ta harroj duartrokitjen e binjakëve që sapo ishin ngritur në këmbë dhe
me zor arrinin të ruanin ekuilibrin. Kur Bledi më lëshoi ngadalë në njërin prej
kolltukëve të kuzhinës, fëmijët më rrethuan dhe më mbuluan me pyetje dhe
përqafime. Deri atëherë nuk e dija sa shumë i doja fëmijët. I përqafova të
gjithë me radhë duke u thirrur në emër. Ata u habitën. U shpjegova se ata ishin
të rëndësishëm ndaj i njihja të gjithë. Mirela i qortoi, duke ju thënë se isha
sëmurë dhe kisha nevojë për qetësi. Por, unë nuk isha sëmurë, ndihesha pak e lodhur dhe asgjë më shumë. Ata fëmijë po
më jepnin gjallërinë që i kishte munguar jetës sime.
U
ngrita në këmbë për të takuar kunatën time. Megjithëse ajo kundërshtoi, s’mund
ta takoja duke qëndruar mbështetur kolltuk. Në librin e rregullave me të cilin isha rritur edukata ishte një
ndër kapitujt më të rëndësishëm.
Mirela më pyeti se çfarë dëshiroja për të ngrënë, apo për të pirë dhe
çfarë më pëlqente që të përgatiste për darkë. Ajo kishte detyrë të gatuante për
atë familje të madhe e të zhurmshme. Një detyrë jo e lehtë, duke pasur parasysh
që së bashku me mua në atë shtëpi bëheshim njëmbëdhjetë vetë. Unë buzëqesha,
duke i thënë të mos shqetësohej për mua. Në përgatitjen e darkës do ta ndihmoja.
Ajo më pa me qortim. Sipas saj nuk isha në gjendje
për të bërë asgjë. Unë kundërshtova, duke i thënë se isha gati t’i demostroja
të kundërtën. Duke e parë në sy, u ngrita në këmbë ngadalë dhe u drejtova për
nga kuzhina. Ajo më buzëqeshte plot dhembshuri. Ishte siç ma kishte përshkruar
Vjollca, e çiltër, e dashur, e papërtuar dhe shumë pastërtore. Aty gjithçka
shndrinte nga pastërtia. Hapa frigoriferin dhe mora një nga shishet e shumta me
ujë që gjendeshin atje. Mora gotën dhe po e mbushja. Pyeta Mirelën, nëse ishte
e bindur që isha mirë. Ajo më buzëqeshi sërish gjithë dashamirësi dhe më pas
mori një pamje së cilës s’mund t’i jepja një shpjegim nisur nga situata në të
cilën ndodhesha.
Pas
meje dëgjova disa zëra njëherësh që thirrën “Surprizë!” shishja dhe gota më
ranë përtokë duke u bërë copash. Pash si në mjergull Bledin duke rendur drejt
meje. Më mbajti në duar para se të rrëzohesha përtokë. Kur hapa sytë gjendesha
në të njëjtin vend ku më kishte vendosur Bledi edhe më parë.
Mirela më mbante pranë hundës një pambuk me alkool që të vija në vehte.
Ndërkohë i shoqi po i thoshte se ishte faji i saj. Këtë radhë nuk po zbatoja
rregullat e mirësjelljes nga libri me të cilin isha rritur. Nuk munda të
çohesha në këmbë për t’u prezantuar me kunatin tim. Ndihesha shumë e dobët dhe
e pafuqishme. Përshtypja e parë më thoshte se ai ishte ndryshe nga Nikoja, më i
çiltër, më i përzemërt. Ndoshta edhe Mirela kishte ndikimin e saj. Sidoqoftë,
do kisha gjithë kohën e botës për të bërë konstatime dhe analiza. Duhej të
përballasha me situatën në të cilën ndodhesha.
E
shfajësova kunatën, duke thënë se nuk ishte faji i saj. Bledi shpejtoi të dilte
në përfundimin se nëse nuk ishte faji i saj, ishte faji im që isha ngritur. M’u
duk një akuzë e rëndë, e cila më tregonte të papërgjegjshme në sytë e të gjithëve,
madje edhe në sytë e fëmijëve.
U
ktheva drejt tij dhe i thashë se nuk ishte as faji i Mirelës dhe as faji im.
Fajin duhej ta kërkonte te të tjerë persona. Sapo mbarova fjalinë, ai m’u afrua
dhe po më shihte në një mënyrë të çuditshme, sikur të isha duke deliruar. Unë e
çova deri në fund akuzën e nisur. E kisha dëgjuar Bledin dhe kunatën greke duke
pëshpëritur ëmbël pranë shtratit tim. Ndaj më kishte rënë nga dora shishja dhe
gota. Vërtet nuk i kisha parë fytyrën, por zëri i saj më kishte mbetur në
kujtesë.
Bledi buzëqeshi, duke m’u përgjigjur po me zë të ultë se isha gabuar.
Eleni kishte qëndruar pranë shtratit tim dhe ishte kujdesur për mua. E pra, unë
kujtoja se kisha dëgjuar dicka, por nuk kisha parë asgjë. Urova me gjithë
shpirt që të isha duke u gabuar dhe Bledi të kishte të drejtë. Nuk doja që
martesa jonë ende pa nisur të përfundonte.
Bledi më vendosi dorën në ballë, si për të më akuzuar se isha duke
deliruar. Më solli një gotë ujë dhe një tabletë, të cilën e gëlltita pa pyetur
se çfarë ishte. Ndërkohë Mirela pastroi gjithë qelqet që ishin përtokë.
Më
në fund Eleni u afrua për të më takuar. Kush e di ç’punë i kishte dalë që ishte
zhdukur në momentin që humba ndjenjat. Megjithëse e pafuqishme, u ngrita në
këmbë për ta takuar. Këtë radhë nuk u shqetësova aspak për librin e rregullave
me të cilin isha rritur, por për librin e ri të rregullave që kisha shkruar mbi
jetën dhe familjen time.
Ajo
mund të ishte e bukur, e zgjuar, e pasur, mund të jetonte në vendin dhe
shtëpinë e saj, por Bledi ishte im shoq. Do t’i bëja sytë katër. Uroja përsëri me
gjithë shpirt të isha gabuar, por nëse ajo për të cilën dyshoja ishte e
vërtetë, sipas librit tim të rregullave lidhja ime me tim shoq kishte marrë
fund. Nëse kjo ndodhte, s’di nëse do kisha forcën e duhur për ta përballuar.
Fakti që Bledi reagoi me qetësi s’di nëse duhej të më qetësonte, apo të
më shqetësonte. Edhe ngjyrën e verdhë që i ra në fytyrë nuk dija si ta
interpretoja. Sidoqoftë, nuk ishte rasti të ngecja në atë çast, por të vijoja
të jetoja. Koha do t’i nxirrte vetë në pah të vërtetat, qofshin ato të ëmbla,
apo të hidhura.
Këtë
radhë nuk ishte nevoja që të ngrihesha nga vendi ku ndodhesha, të gjithë u mblodhën
drejt meje dhe Eleni mbante tortën në duar. Njëri prej fëmijëve nisi të
këndonte këngën e ditëlindjes, ndërkohë, Mirela bëri shpejt e shpejt ndryshimin
duke e kthyer foljen në shumës, pra urimet nuk ishin vetëm për mua, por edhe
për Bledin. Po më pëlqente mënyra e saj për ta ç’dramatizuar situatën, pra ajo
tortë nuk ishte se falë Zotit kisha shpëtuar gjallë, por që ne ishim së bashku.
Në fund të këngës, Bledi u afrua dhe më puthi lehtë në buzë, s’kishte si të
ndodhte ndryshe me gjithë ata fëmijë. Më pas të gjithë me radhë më përqafuan.
Pas përqafimeve të fëmijëve, veçanërisht të binjakëve që më përqafuan
njëkohësisht, ndjeva një dëshirë të pamatë për t’u bërë nënë sa më parë.
Pas
ngrënies së tortës i kërkova Bledit të kthehej në punë. Ndihesha më mirë dhe do
kishim kohë në mbrëmje për të qëndruar së bashku.
Saturday, December 8, 2018
Friday, December 7, 2018
Thursday, December 6, 2018
🌲 PEMA MAGJIKE 🌲
Ajo mori portofolin e vogël dhe doli me ngut. E bija dyvjeçare me temperaturë nga mëngjesi kishte zënë shtratin dhe s'kishte vënë gjë në gojë. Kërkonte me ngulm Pemën e Krishtlindjeve.
Ndjeu mornica në trup kur pa çmimet e pemëve gjigande në bazamentet e tyre. Aq kishin buxhetin në dispozicion për festat e fundvitit. Çfarë çmimesh të çmendura!
Bleu pemën më të vogël, më të lirën dhe vrapoi të kthehej. Nga sytë e përlotur nuk i dallonte më shkallët. S'kishte blerë e nuk do blinte asnjë zbukurim për pemën. Nuk mundej.
Hyri me ngut në shtëpi dhe u drejtua për në dhomën e gjumit. Nxorri një dorë pambuk nga jastëku i vet.
E vendosi pemën mbi tavolinë dhe shpejt e shpejt krijoi efektin e dëborës me pambuk. Vajza qëndronte symbyllur sa të mbaronte zbukurimi i pemës, duke i shtërnguar fort pëllëmbët e duarve pas fytyrës. Ajo priste me zemër të ngrirë reagimin e së bijës.
Vajza hapi sytë dhe nuk bëri komente. U drejtua për nga karrikja dhe nisi ta tërhiqte zvarrë drejt pemës. Ajo e ndiqte me sy të hutuar. Vogëlushja hipi mbi karrike, zgjati doçkat e vockla dhe e përqafoi pemën. Pastaj e puthi e mallëngjyer.
Dyvjeçarja ishte më e gjatë se pema, ama nuk shihte çmimin e ngjitur në bazament, por magjinë e festave dhe dashurinë e së ëmës. Për të ajo ishte Pemë Magjike.
Mamaja buzëqeshi e mallëngjyer...
Elda Gjini
2018
Ajo mori portofolin e vogël dhe doli me ngut. E bija dyvjeçare me temperaturë nga mëngjesi kishte zënë shtratin dhe s'kishte vënë gjë në gojë. Kërkonte me ngulm Pemën e Krishtlindjeve.
Ndjeu mornica në trup kur pa çmimet e pemëve gjigande në bazamentet e tyre. Aq kishin buxhetin në dispozicion për festat e fundvitit. Çfarë çmimesh të çmendura!
Bleu pemën më të vogël, më të lirën dhe vrapoi të kthehej. Nga sytë e përlotur nuk i dallonte më shkallët. S'kishte blerë e nuk do blinte asnjë zbukurim për pemën. Nuk mundej.
Hyri me ngut në shtëpi dhe u drejtua për në dhomën e gjumit. Nxorri një dorë pambuk nga jastëku i vet.
E vendosi pemën mbi tavolinë dhe shpejt e shpejt krijoi efektin e dëborës me pambuk. Vajza qëndronte symbyllur sa të mbaronte zbukurimi i pemës, duke i shtërnguar fort pëllëmbët e duarve pas fytyrës. Ajo priste me zemër të ngrirë reagimin e së bijës.
Vajza hapi sytë dhe nuk bëri komente. U drejtua për nga karrikja dhe nisi ta tërhiqte zvarrë drejt pemës. Ajo e ndiqte me sy të hutuar. Vogëlushja hipi mbi karrike, zgjati doçkat e vockla dhe e përqafoi pemën. Pastaj e puthi e mallëngjyer.
Dyvjeçarja ishte më e gjatë se pema, ama nuk shihte çmimin e ngjitur në bazament, por magjinë e festave dhe dashurinë e së ëmës. Për të ajo ishte Pemë Magjike.
Mamaja buzëqeshi e mallëngjyer...
Elda Gjini
2018
Wednesday, December 5, 2018
Tuesday, December 4, 2018
Monday, December 3, 2018
Subscribe to:
Comments (Atom)

















































