ME SHPIRTIN TËND BËJ PAQE!
Ndërgjegjevrarë mos rend drejt Vitit të Ri!
Ndërgjegjevrarë askund mos u drejto!
Mos bjer preh e hakmarrjes emotive!
Ç'vlerë ka të hakmerresh nëse të lëndon?!
Planifikon të sulmosh një njeri të shtrenjtë,
Që me veprime, a mosveprime të lëndoi.
Duke u përpjekur ta thyesh për hakmarrje,
Në mijëra copa shpirtin tënd shkërrmoq...
Eh! Por, s'është e lehtë as të falësh.
Falja kurrë e lehtë s'ka qenë...
Në fundvit me shpirtin tënd bëj paqe!
Ndërgjegjetrazuar s'të vlen më asgjë.
Krenaria zëlartë proteston e rebelohet,
krenarinë ballëlartë s'e ve dot nën këmbë.
Fal shpirti, megjithëse frymë, shkërrmoqur,
krenaria e nëpërkëmbur mbijeton përnjëmend.
Dhuro një përqafim, jo sulmin hakmarrës!
Ndonëse loti do rëndojë mbi qerpikë...
Ktë fundvit me shpirtin tënd bëj paqe!
E nëse njeriu yt i shtrenjtë s'e meriton?!
Në s'e meriton ai, e meriton ti...
Elda Gjini
2018
No comments:
Post a Comment