A MUNDESH?!
A e di e dashur?
Nga nesër s'mund të të dua.
Nga nesër s'mund të dua as veten.
Nesër do vrasësh, do vrasësh...
Unë do jem bashkëpunëtori yt.
A e di e dashur?
Nga nesër s'do më marrë gjumi.
Nëse kam ndërgjegjen e trazuar,
për më tepër, të njollosur,
s'vë gjumë në sytë e përlotur.
Po ti e dashur?
Je ende e gatshme
të shndërrohesh në xhelate
me ndërgjegje të patrazuar?
A mundesh?!