Tuesday, April 24, 2018

VANE


Vanë çastet që jetuam bashkë.
Bashkë me grindjet, vanë.
Dhe ne, krenar e fodullë,
më në sy s'u pam.

Asnjë s'pranoi nga ne,
se pa tjetrin i paplotë qe.
As unë e as ti s'bëm një hap,
që të dy të ktheheshim prap.

No comments:

Post a Comment