Monday, April 30, 2018


DIKUJT





Diç kraharorin po më bren,
Siç bren mola drurin, pa mëshirë.
Një ndjenjë e re po lind,
ashtu si dielli në agim.
Shko zaptonjëse e zemrës sime!
Larg! Të urrej!
Por, si s’mundem vallë nga kraharori
këtë ndjenjë ta shporr?! Më ther!
Dhe po luftoj me veten time,
po qaj e ulëras.
Më mirë pa zemër le të mbes,
Sesa dikujt t’i përkas.


Elda Koço
1995

No comments:

Post a Comment