Tuesday, April 24, 2018



 I PANJOHUR


Dikush aty buzëqesh.
Atje tej disa qeshin me zë.
Dhe ti sheh i habitur.
-Ç’të jetë vallë ajo gjë?!
Mos është një zog,
një zog që sa te njëri,
te tjetri fluturon?
E nëse është një zog,
ti kurrë s’e ke takuar.
Një zog që prej teje,
përjetësisht ka shtegëtuar.

No comments:

Post a Comment