Monday, April 23, 2018


PERSE?!


Përse?!
Përse vallë ndiej kaq mall?
Kurrë s'të thashë ''Të dua!''
kur të kisha pranë.

Përse?!
Përse vallë kur të kujtoj buzëqesh?
Kurrë s'e pranova se diçka
mund të kishte mes nesh.

Përse?!
Përse vallë tani më vjen të qaj, ulëras?
Kam veç një dëshirë,
të kthej kohën pas.

No comments:

Post a Comment