Në botë,
do mbledh gjithë orët.
Në botë,
asnjë s'do le. Për besë!
Kur të jem me ty,
do t'i ndal të gjitha.
Kur ti të shkosh,
do t'i kurdis shpejt.
Po nëse s'vjen?
Ç'më duhen orët?!
Koha..
Vlerë më s'do ketë.
Nëse ti vjen,
do ndal gjithë orët.
Të rri me ty,
gjithë një jetë.
Elda Koço
1996

No comments:
Post a Comment