NJËKOHSHËM
Postuam njëkohshëm në fb,
ti pallton tënde firmato,
unë romanin e ri.
Vërshuan komentet për pallton,
me mbiemra në shkallën sipërore,
veç urime e suksese në postimin tim.
U ula pa fjalë në qoshkën time,
të krahasoj sa like, sa komente, lexime.
Buzëqesha çiltër kur pash zemërzat,
Ti s'lexon një radhë e dashur shoqja ime,
zemërzat e tua, besnike në adresën time.
Statistikat më flasin si përherë në qoshk:
Në çdo dhjetë lexime ka një like,
në çdo dhjetë like ka një koment.
Statistikat e fb-ut janë ngushëlluese,
përndryshe roman s'di në do shkruaja më.
S'arrij ta kuptoj logjikën s'kap dot...
Përse kush lexon krejt strukur rri?!
Shkrimi dhe leximi bëhen qoshkave,
Veç palltoja firmato shkëlqen plot dritë.
Elda Gjini
2018
No comments:
Post a Comment