FILL ZEMRE
Nëse end ndjenjat në fill zemre,
që drejt zemrës shkon e n'zemër nis,
skutave ke degdisur gjithë shtigjet,
e drejtë veç rrugë e lumturisë.
Nëse end ndjenjat në fill zemre,
kështjell' ëndrrash ti ndërton,
mbretëron në të dashuria,
lumturinë përhap ngado.
Nëse end ndjenjat në fill zemre,
jeta merr shije, merr kuptim,
shpirti hyjnisht me dritë t'mbushet,
lumturinë shijon në paqëti...
Elda Gjini
2018

No comments:
Post a Comment