HIRUSHJA MODERNE
Nga romani në roman endem rrëmujshëm.
Shkruaj ku ta ndiej dhe s'po i përfundoj.
Kam ide pafund ua bashkangjit atyre,
Sa shumë ide, por fare pak kohë.
Ime motër më drejtohet veç në urdhërore,
Është kritikja personale, lexuesja e parë:
Përfundo "Dashuria nuk firmos divorce"!
Me romanet e tjerë po merresh prap?!
Dhe unë i premtoj për mos ta mërzitur,
Nga romani në roman endem përsëri.
Ia postoj menjëherë dhe pres komentin,
Që nis përherë: "Të keqen motra ty..."!
Shqetësimi im... më brengos ngaherë:
Romani i ri a ngjet me të tjerë!?
Motrushja ime më përgjigjet pa frikë:
Çdo roman që shkruan është unik!
E di që sërish do punoj rrëmujshëm,
Sepse një roman s'i mban kaq ide.
Ndryshe nga romanet "unik" që përngjasin,
Një Hirushe moderne dua të sjell.
Jeta na rropat që çfarë duam të arrijmë,
Personazhet e mi rropas unë gjithashtu...
E pra, mungon Hirushja moderne motër,
Krejt ndryshe nga ne, ndryshe nga ti dhe unë.
Hirushes moderne s'i mungon asgjë,
Aha, në i mungoftë lodhja dhe një punë.
Sot me një këpucë mund "të pushtojë" botën
Është magjike, jo e zakontë ajo këpucë.
Elda Gjini
2018

No comments:
Post a Comment