KA DATA
Ka data që humbasin kuptimin,
Mizorisht godasin, pa mëshirë.
Ka lotë që kurrë s'shterin...
Lotë të krijuar në shpirt.
Ka plagë që s'gjejnë shërim,
Edhe pse pareshtur i fashon.
Ka zbrazëti që s'i mbush askush,
Me vete do t'i marrim kur të shkojmë.
Elda Gjini
2018

No comments:
Post a Comment