Thursday, November 15, 2018

NEGLIZHENCA



Shqetësohesh për vogëlushen tënde,
sepse lodrat ajo  aspak nuk i do...
Matanë vendos lodrat, këndej ajo.
Ti e gjen zgjidhjen shpejt e shpejt,
me ngut nisesh të tjera për t'i blerë.
Dhe ajo posa i përqafon, i largon,
ti sërish vogëlushen vetëm e gjen.
Mendon që ato lodra s'i do, që s'i do,
ti rend sërish të tjera  t'i blesh...
Vogëlushja modelin prindëror kopjon,
por ti problemin te vetja s'e sheh...
Dhunë psikologjike jo, fizike jo e jo,
por harron që neglizhenca jote,
si edhe dhuna godet po njësoj...

Elda Gjini
2018

No comments:

Post a Comment