SË PAKU
Ç'do të thotë të ecësh përpara?
Të ecësh përpara a je përpjekur ti?!
Ndoshta... të mos kthesh kokën pas,
Të mos mbetesh peng i kujtimeve sërish.
Ndoshta të mbërthesh fort të tashmen,
Duke iu kacavjerrë së ardhmes gjithsesi...
Por, s'mjafton thjesht të përpiqesh,
Duhet t'ia dalësh e të fitosh ti.
Ç'do të thotë të ecësh përpara?
Është e kundërta e të mbetesh pas,
Të qenurit peng i së shkuarës...
Shkëputju! Vetes i detyrohesh së paku kaq.
Elda Gjini
2018

No comments:
Post a Comment