Friday, October 5, 2018

DIKUSH



Thuamë, ç'të dhemb më shumë;
gjithë sa humbe në rrugëtimin tënd,
apo çfarë s'arrite të kishe kurrë?!

Kthen kokën pas të gjesh ç'humbe,
por... s'mundesh, s'e gjen askund.
Ndërsa çfarë s'arrite të kishe,
as në ëndrra më s'i përkund.

Të dyja pas lën  zbrazëti...
Zbrazëtinë s'ta mbush askush.
Drobitur krejt nga ç'humbe e s'pate,
S'lufton të kesh... e as të jesh Dikush.





Thuamë, ç'të dhemb më shumë;
gjithë sa humbe në rrugëtimin tënd,
apo çfarë s'arrite të kishe kurrë?!


Elda Gjini
2018

No comments:

Post a Comment