Friday, October 5, 2018

MIQËSI



    S'ishte miqësia e parë që po humbte... E dinte që s'do ishte as e fundit...
    Ajo që s'arriti të mësonte përgjatë viteve të jetës së vet ishte të qenurit imun. A ekzistonte gjëkundi ndonjë formulë magjike, e cila të zhdukte gjithë efektet anësore që sjell miqësia e thyer?!  
    Në të ri, miqësitë e thyera kishte ndjerë t'i thyenin ëndrrat. Në pleqëri t'i thyenin kockat...
    A krijohet ndonjëherë imunitet?! Fatkeqësisht jeta s'e kishte bërë më të fortë përpara një rasti të tillë, përkundrazi...
    A do të mund të gjente forcën pët t'i besuar sërish dikujt?! Këtë s'e dinte. Asnjëherë nuk e kishte ditur.
   E di çfarë i dhembte më shumë?! Jo miqësia e humbur. I dhembte më shumë mendimi i një miqësie inekzistente. Me siguri nuk kishte qenë miqësi, por thjesht një iluzion.
    E pra, s'kishte humbur askënd. Nuk mund të humbësh diçka, apo dikë që s'e ke pasur kurrë vërtet...
       Gjithë sa kishte humbur ishte shpresa dhe besimi që do gjente një tjetër miqësi... një miqësi të vërtetë...

Elda Gjini
2018

No comments:

Post a Comment