Sot ishte një ditë tepër e veçantë për mua. Nuk përligjet me emocionet e ditës së parë të vitit mësimor. Kam kaluar tashmë gjashtëmbëdhjetë ditë të tilla. Nuk lidhet tërësisht as me faktin se jam në një shkollë tjetër.
Sot, për herë të parë do t'i jepja mësim tim biri. Çfarë emocioni! Ndihesha si para një provimi. Ç'notë do më vendoste im bir?
Pas pesëmbëdhjetë vitesh punë në gjimnaz, përballë adoleshentëve, tani përballë fëmijëve. Por, ata vet nuk e quajtën veten fëmijë. Dikush prej tyre, u shpreh.
-Kur ishim fëmijë...
-Po ju fëmijë jeni ende!
Me sa duket kisha prekur në sedër gjithë klasën... Vijuam mësimin.
Kur po ktheheshim për në shtëpi, pas një ngurimi të gjatë, vendosa ta pyes tim bir.
-Si isha?
-Si fillim shumë mirë! Por, duhet të kuptosh që ne nuk jemi fëmijë, por adoleshent.
Heshta. Nuk dija ç'përgjigje t'i ktheja. Por, më pëlqen pafund fakti që im bir nuk më sheh me syza të errëta.
Edhe nëse prindi nuk është hero, mund të bëhet. Jeta është e gjitha një shkollë.
Elda Gjini

No comments:
Post a Comment