EPITAF
Babit i mungon shoqja e jetës.
Jetëdhënësja, udhërrëfyesja ne.
Nipit dhe mbesës u mungon ti,
gjyshja që prej tyre merrte jetë.
Ti ishe forca e pashtershme,
motivimi ynë drejt jetës pa re.
Ke qenë dhe mbetesh krenaria,
Engjëllushja që na mbron ne.
Elda Gjini
2018
No comments:
Post a Comment