Sunday, September 9, 2018

GJENERAL

Sapo more postin që aq shumë deshe,
nis të ndihesh  "Gjeneral".
Përfytyron në rresht legjionet,
të gatshëm urdhra për të marrë.

Por, sakaq ti e kupton,
se po trajtohesh si "Ushtar".
Ata që postin ta dhuruan,
veç urdhëra kanë për ty në plan.

Të dorëhiqesh dhe të ikësh?!
Të ikësh dhe pse sedërvrarë?
Por, duhet t'ia pranosh vetes,
kurrkush s'të bën më "Gjeneral".

Nis e dyzohesh mes dilemash...
Tmerrësisht mërzitur, sedërvrarë...
Të dorëhiqesh dhe të ikësh...
Të mungon shpirti "Legjionar".

Ambicia e përgjumur sakaq zgjohet...
Zgjohet sëmurë... sëmuret prapë...
Veç të krekosesh "Gjeneral",
paçka në thelb veç një "Ushtar".

Elda Gjini
2018

No comments:

Post a Comment