Wednesday, September 5, 2018
BABAIT
Dua që kjo ditë të jetë jotja babi!
Më në fund një ditë veç për ty...
Sot mos u shqetëso për mua, për ne!
Mos u lodh të lutem, së paku sot rri!
Je shembulli im! Je shembulli ynë!
Mundin dhe sakrificat aq shumë t'i dimë.
Së paku sot... ndale vrullin!
Më shih! Na shih! S'jemi fëmijë!
Dua që kjo ditë të jetë jotja babi!
Na shih të lutem... na shih në sy!
Lexo aty dashurinë tonë të pamatë,
pafund krenari e mirënjohje për ty.
I shtrenjti im... i shtrenjti ynë...
Idhull të kemi dhe frymëzim.
Ndoshta rrallë ta them, rrallë ta themi:
Sa fat kemi që je babai ynë!
Elda Gjini
2018
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment