ÇFARË MASE ËSHTË VETMIA JOTE?
Çfarë mase është vetmia jote?
Jo masa jote, natyrisht...
E ndjen të madhe, zhytesh në të,
Të mbush... të zbraz zemër e shpirt.
Çfarë mase është vetmia jote?
Në të vetmon, vetmon trisht...
Tërhiqesh në një skutë të errët,
Askujt s'mund t'ia rrëfesh vetminë.
Çfarë mase është vetmia jote?
Në masë vrastare... po të vret...
Dorën vendos ankthioz mbi zemër,
Vetmia rrahjet po t'i mek...
Çfarë mase është vetmia jote?
Në masë të frikshme, po humbet...
S'të lejon të shohësh përtej saj,
Është aq e madhe, sa të tret...
Elda Gjini
2018

No comments:
Post a Comment