Thursday, August 30, 2018

S'IKIN KURRË


    -Mamush! Ç'ke? Çfarë të shqetëson?
    -Asgjë zemra ime! Më shqetëson stampa e brendshme e trikos dhe nuk kam me çfarë ta heq këtu...
    -Mua nuk harron kurrë të m'i heqësh. Po gjyshja, përse s'ta ka hequr?
    -Gjyshja ka ikur zemra ime, nuk mundet të ma heqë.
    -Po ti thua që mamatë nuk ikin kurrë! Mamatë kujdesen gjithmonë për vajzat e tyre dhe nuk i lënë kurrë vetëm.  E vërtetë është kjo?
    -Po zemra ime, e vërtetë. Mamatë kurrë nuk duan të ikin dhe t'i lënë vajzat vetëm.
    -Do kthehet më gjyshja mami? Më trego të vërtetën... Të lutem!
    -Jo zemër, nuk do kthehet... Nuk do kthehet kurrë më...
    -Mos u mërzit mami! Më ke mua. Unë nuk di të heq stampa, por di të përqafoj dhe të fshij lotët.
   -Zemra mamit ti!
   -Mami! Mos qaj më! Vajzat nuk ikin kurrë!

Elda Gjini
2018

 

No comments:

Post a Comment