Motrat
Me duar të dridhura bën gati valixhen,
me mall të pashuar e lotë ndër sy...
Sapo avioni të ngrihet fluturim,
do ndiej se më ke marrë një copë shpirt.
Do kthehem pastaj krejt e drobitur,
në dhomën tonë që të të ndjej praninë.
Ti gjithmonë lë aty diçka për mua motër,
ti lë gjithmonë aty... një copë shpirt...
Elda Gjini
2018

No comments:
Post a Comment