POETUCËT
I ke marrë zët poetucët e rinj,
vetëm që s'përdorin "ç", as "ë"?!
Dua të të pyes o poet i madh,
vërtet i ke zët vetëm për këtë?!
Ata asnjëherë s'përdorin foto.
As foto, as emër, janë thjesht zë.
Një zë që s'do famë s'do as lavde,
veç të dëgjohet do një zë.
Pështirë të vjen tek lexon komentet:
E vërtetë mike! Mik, shumë e vërtetë!
Kur vallë poezia u bë aksiomë?
Poezitë e vërteta i ke shkruar vetë.
Poetucën s'i japin zë veç zërit të tyre,
zërave të pazëshëm u japin zë.
S'presin si ty të godasin zemrat,
zemrave të mekura u japin zë.
Të quajnë ata profesor dhe mjeshtër,
të njohin meritat, të japin vlerë...
I falënderon thatë, s'ua kthen urimet,
me shumë të drejtë ata s'kanë "ç", as "ë".
Elda Gjini - Koço
No comments:
Post a Comment