Sunday, August 19, 2018


FATI


Ju përgjërova Fatit të Pafat,
që të mos më merrte ç'më dha...
Nga frika e humbjes e fsheha në shpirt,
hamendësova se nuk më pa...
Fati pa mëshirë ma rrëmbeu,
ma shkuli prej shpirtit, të zgavëruar më la.

Elda Gjini

No comments:

Post a Comment