Monday, August 13, 2018


TRUMBETON



Mjaft i trumbetove arritjet e tua!
Për hir të Zotit, mjaft!
Duhet veç dritë e sy për të parë,
fjalë jo... nuk duhen fjalë...

Ti që nise gjithçka nga zero,
ti që u ngjite lart, shumë lart,
je aq krenar e i lumtur për arritjet,
sa të ndash lumturinë me botën mbarë.

Po mjaft i trumbetove arritjet e tua!
Për hir të Zotit, mjaft!
U sfilite trup e shpirt për t'u ngjitur,
pa u mbështetur askund e te askush. Mjaft!

A e kupton që Bota shtiret sikur s'sheh!
Do donte të zvarriteshe, të hiqeshe zvarrë...
Mjaft drobite shpirtin në indiferencën e saj!
Shpirti përgjaket kur tërhiqet zvarrë...

Elda Gjini
2018

No comments:

Post a Comment