PËRMALLIM
Ka miqësi që s'i tretin vitet.
Miqësi që koha s'i gris.
Miqësi që largësia s'i thyen.
Janë miqësitë që fëminia nis.
Dhe ne i mbartim përherë,
i mbartim në mendje e shpirt.
Lotë malli në takimet e rralla,
përmallojnë miqësitë e fëminisë.
Përqafime dhe mallëngjim,
nostalgji për kohën pa kthim.
Ritakohemi, rigjehemi, përhumbemi,
në të vërtetat miqësi të fëminisë.
Elda Gjini
No comments:
Post a Comment