Çudi?!
E di që shpenzoj shumë kohë duke shkruar.
Dhe që shumë herë e teproj, edhe këtë e di.
Sikur aspak të mos kisha dijeni ç'po bëj,
je përherë aty... për të ma kujtuar ti.
Më akuzon se po lë veten pas dore,
më këshillon pasqyrën e s'më vjen çudi.
Çudi më vjen me sytë e tu, po po me sytë,
gjithë sa sheh në mua janë flokë e vetulla.
Çudi?!
Elda Gjini

No comments:
Post a Comment