E HUMBE FYTYREN
Ti e humbe fytyrën tënde.
E humbe kur u buzëqeshe gjithë atyre që s'do doje as t'i shihje me sy.
E humbe kur heshte atëherë kur të vinte të ulërije.
E humbe kur vlerësove prezencën e gjithkujt që ia urreje praninë.
E humbe kur shkele mbi parimet e tua dhe adaptove parimet e tjetërkujt.
E humbe kur mohove ata që të kishin dhënë dorën, në emër të kujt të hapte dyer.
E humbe kur zhvlerësove vlerat dhe vlerësove antivlerat.
E humbe kur ngjite majat më të larta dhe fitove gjithë betejat, pa asnjë luftë tënden.
Ti e humbe fytyrën ... dhe sot je një zë... një zë i shurdhët... një zë i mekur... pa fytyrë...
Elda Gjini

No comments:
Post a Comment