DIELLI IM
Perëndimi i diellit më zhyt pashmangshmërish në mendime. Përflakja e qiellit, përflakja e detit, shuarja e ditës në mugëtirë. Dhe më pas... asgjë.
Dielli do lind sërish në mëngjes, për të ndritur gjthçka, për të ngrohur botën, për t'i dhënë jetë.
Dielli i shpirtit tim s'perëndon. Më ndrit rrugën, më ngroh shpirtin, më jep jetë.
E shoh tek dallgët i mbulojë shputat e këmbëve e më pas tërhiqen për të riardhur, era luan me bluzën e tij, rrezet e mekura i vizatojnë siluetën ndërsa ai mbyll sytë me shprtin e flladitur në paqëti.
Shpejoj të shkrep një foto, të ngrij një çast dhe si përherë, falënderoj Zotin që më bekon me lumturinë më të madhe në botë. Të qenurit nënë.
Elda Gjini

No comments:
Post a Comment