Monday, August 13, 2018

FLUTURIMET



Një garë e çmendur fluturimi,
që koha veç e nxit e kurrë s'e ndal.
Fluturimet, eh... fluturimet qiellore,
që shpirtin gjithkujt ia vranë...
Dikush, shumëkush fluturon larg teje,
një tjetër, të tjerë larg e më larg...
Një garë e çmendur fluturimi,
edhe pse s'janë zogj po njerëz janë.
Një garë e çmendur fluturimi,
që koha veç e nxit e kurrë s'e ndal.
As vet s'di përse edhe ti s'fluturon,
qëndron në pritje, në pritje të pafjalë.
Si far vetmitar ndrin limanin'e shkretuar,
digjesh mekurazi të ndrish si far, pa zjarr.
Askush s'ankoron në limanin tënd, askush,
fluturimet gjithkënd çuan larg, shumë larg.
Një garë e çmendur fluturimi,
që koha veç e nxit e kurrë s'e ndal.
Në pritje Beketiane shpenzon shpirtin,
fluturimet, eh... fluturimet kush i ndal?!

Elda Gjini

No comments:

Post a Comment