AROMA
Sprucova parfumin tënd...
përmalluar për tënden aromë.
Dhoma kundërmoi esencë,
mushkëritë u bymyen më kot.
Aromën tënde tani s'e gjej askund,
veç po të kthehem pas në kohë...
Nuhas kujtimet me flegrat e shpirtit,
aroma e dashurisë tënde më pushton.
Elda Gjini
2018
No comments:
Post a Comment