Tuesday, July 24, 2018

PLAGJATURE

Kur të rrëmbejnë të dashurën,
i hutuar, nga ta kërkosh s'di.
Në ç'duar ka rënë?!
Ku? Si është vallë tani?!

Kur të rrëmbejnë të dashurën,
i vogël, fare i vogël ndihesh ti.
Krejt i pafuqishëm tashmë,
ç'të bësh s'di, aspak s'di.

Kështu ndihet poeti,
kur i rrëmbejnë poezinë.
Kush? Ku? Përse?
Askush t'i përgjigjet s'di.

Shpirtin e ndjen t'i zgavërohet,
me poezinë i zhvatën shpirt.
Dikush poezinë adoptoi?!
Apo  e copëtuan të gjithë?!

Sikur rrëmbimin ta denoncojë?
A mbron "E drejta e autorit" poezinë?
Por... duhet të endet gjykatave,
duhet dhe një avokat, gjithësesi...

Po duhen edhe para, një shumë e mirë,
së paku aq para sa për një botim.
Pa duhet edhe kohë, e shtrenjta kohë,
aq sa për të shkruar një vëllim.

Diku... ekziston dikush... shumëkush,
që merr famë duke postuar poezinë,
noton... pluskon mbi plagjaturë,
mpreh sytë që të rrëmbejë sërish.

Elda Gjini
2018

No comments:

Post a Comment