Sunday, July 29, 2018
MALLI PËR NËNËN
Mëngjesi s'do vijë më herët nëse lotojmë.
Mëngjesi s'do të vijë as më vonë.
Ditët tona motër kanë më pak diell,
prej kohësh dielli s'na ngroh njësoj.
Vendi që kishte në zemër,
është sërish aty, veç për të.
Ka ditë që mbushet me kujtime,
në të tjera ditë zbrazëtirë pa zë
Pendohem sa herë e thërrasë,
ndodh... ia kam nevojën dhe e pyes, ku je?
Shpirti i saj do qetohet, s'e trazojë më...
I premtoj vetes, por premtimin e shkel.
Flet zëri i kujtimeve: Natën asnjë lot!
Na fal nënë, por s'mundemi të mos qajmë.
Jemi bijat e tua, të rritura dhe të forta, por
të vogla dhe të brishta në një tjetër çast.
Si u luftoka çdo ditë me dhembjen!
Kapesh pas kujtimeve, përzë zbrazëtinë.
Por sytë... sytë na mbetën të përlotur,
malli për nënën si vorbull na përpin.
Elda Gjini
2018
Subscribe to:
Post Comments (Atom)

No comments:
Post a Comment