FLETA E BARDHË
A të kujtohet kur u ule për të shkruar
dhe e zbrazët mbeti fleta e bardhë!?
Aty muza, aty frymëzimi, aty fleta pa fjalë.
Një shpirt poeti, një mendje poeti,
ndjenja pafund në zemrën valë,
penën e poetit shtërngon ndër gishta,
të zhbiron deri në palcë fleta e bardhë.
Elda Gjini
2018
No comments:
Post a Comment