Saturday, June 2, 2018
LUFTO!
Përsëri po përlotesh, madje po qan. Këtë bën vazhdimisht. Shpesh mendoj se është gjëja që di të bësh më mirë.
U lodha së ngushëlluari! U lodha së thëni se me lot asgjë s'do arrish. Mos duhet të ta them sërish?!
Psherëtin... Ankohesh... Ankohesh pambarimisht. Sa shumë kohë dhe energji më duhet të shpenzojë për ty kotësisht!
Gjithë ç'të sjell jeta s'e cilëson kurrë fat, por ters. Gjithë tersi i botës bie veç mbi ty.
Dhe s'reagon... s'përpiqesh... kryqëzon duart dhe rri. Rri dhe vajton. Vajton dhe rri. Mandej pret... pret të rend drejt teje për të të ngushëlluar si zakonisht.
Sa herë të shoh më kujton bebat. Ata qajnë, qajnë se gjë tjetër s'dinë. Gjithë sa kërkojnë është vëmendje dhe e duan patjetër, e duan vazhdimisht.
Por ti s'je bebush në kërkim të vëmendjes, ke një jetë për të jetuar, për ta mbushur me dritë.
Lufto çdo ditë! Fito çdo sfidë! Kështu bëjnë mbretërit dhe ngrenë mbretëri.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)

No comments:
Post a Comment