Duke jetuar
në urgjencën e kohës,
do të bësh
shumë gjëra në vetëm një kohë.
Por ti je një,
një dhe vetëm një…
S’mund të
ndahesh copash, s’ia del dot!
Presion i brendshëm,
presion i jashtëm,
gjithmonë…
gjithmonë… po në një kohë.
Plot ambicie,
dëshirë për t’u shfaqur,
ke vendosur,
do ia dalësh… Do ia dalësh dot?!
Ti përpiqesh…
stërmundohesh… rropatesh…
ke vendosur,
do ia dalësh….Do ia dalësh dot?!
Supozojmë se
çdo ditë triumfon...
Haraçin e së gjithës do paguash dot?!
Cikli “T’i
rezistosh stresit”
Elda Gjini
2018

No comments:
Post a Comment