Nënë! Sa kohë e jetuar në frikë,
mes ankthit që do të të humbas!
Çdo telefonatë pa përgjigje,
teh thike që më kthehej pas.
Kohë kur jetova çdo çast, çdo çast...
me tmerrin që s'do kish një tjetër pas.
Bisedat deri natën vonë, shumë vonë,
mes dilemës: Dita agon, a s'agon?!
Përqafimet? Për to ç'mund të them?!
Ndihesha krejt fëmijë, fëmija yt...
Dhe për t'u strukur s'gjeja vend,
vendi më i mirë përqafimi yt.
Dhe Zoti për të më dhënë ca lehtësim,
më thirri në të fundit... të fundit çast.
Grahmat e fundit në kraharorin tim...
Më fluturove mes krahësh sakaq.
Nuk klitha, s'të trazova, s'tu luta,
s'tu luta, s'mund të ktheheshe pas...
Pas kraharorit tim të pushtova,
të pushtova në të fundit çast.
Elda Gjini
2018

Elda shume e bukur shume prekese.
ReplyDeleteMe vjen shume keq per humbjen e mamit tend. Teta Lukja iku shume shpejte. Te rroni ta kujtoni.
Faleminderit Drita!
ReplyDeleteSuper😢😢😢Elda shum e bukur dhe shum prekse 😢😢😢
ReplyDeleteFaleminderit!
ReplyDeleteElda mi mbushe syt me lot..zoti tè lehtsoft dhimbjen tende..ka kaluar koh dhe un ende sdua ta besoj..mé pershendeste gjithmon ndalej e bisedonim..pse njerzit e mir zoti i mer kaq shpejt ����me gjith ato qe hoqi né jet nuk e meritonte..nuk mundem ta besoj..nuk dua ������
ReplyDeleteFaleminderit Tela!
DeleteThis comment has been removed by the author.
Delete