Përsëri trajnim.
Zgjohem më herët. Merem një copëz herë me planfikimin e asaj që duhet të bëj para se të iki në punë. Asnjëherë nuk veproj kuturu, sepse do të thotë të shpërdoroj kohën,por unë s'e kam këtë luks.
Vendos rrobat në lavatriçe me programin më të shkurtër. Menjëherë nis të përgatis drekën, tasqebap dhe pilaf. Laj enët, të cilat në darkë i kam ngjeshur pa kujdes në lavaman. Dhe mirë bëra. Përralla që u tregova vajzave para gjumit dhe bisedat e sinqerta me to ishin më të rëndësishme se larja e enëve.
Heq pilafin nga zjarri. Pastroj atletet gjithë baltë të vajzave. Zakonisht i pastroj pasditeve, por dje vajza e vogël m'u lut të luaja me to dhe unë s'pata zemër t'ia prishja. Së fundmi kam kaluar shumë pak kohë me vajzat.
Më kujtohet që vajza e madhe më ka kërkuar të paktën tri herë biskota dhe unë akoma s'ia kam bërë. Do i përgatisja dje pas dreke, por im shoq m'u ankua se gjej kohë për gjithçka, përveçse për të. I harrova biskotat dhe u vesha shpejt e shpejt. Dolëm për një kafe, ndërkohë që vajzat bënin mësimet.
Shoh orën. Nëse nxitoj mund t'ia dal. Duke ngjeshur brumin, mendoj sa punë më kanë mbetur ende.
Sapo fus biskotat në furrë, mar ujitësen. Të gjitha lulet qëndrojnë kokëulur, sikur përgjërohen për ujë. Njëra prej vazove ka lule më të bukura. Do t'ia çoj mamasë. Vëllai më tha që kohët e fundit ka qenë e trishtuar. Duhet të gjejë kohë dhe të shkoj më dendur. Ajo ka nevojë për mua.
Tani jam te puna më e vështirë e mëngjesit. Zgjimi i bashkëshortit dhe vajzave. Sa herë u prish gjumin, më duket sikur mëkatoj.
Nis e lumtur të përgatis tost për të marë vajzat në shkollë dhe unë në punë. Sot jam me fat. Im shoq zgjohet me thirrjen e parë. Edhe mëngjesin do ta përgatisë ai si rrallëherë. Heq biskotat nga furra dhe vrapoj të nder rrobat.
Shpejtoj të ha mëngjes, por si gjithmonë veza e zier më ngec në fyt. Kështu ndodh kur do ta heqësh qafësh me dy kafshata. Vajza e madhe i ka paraprirë situatës, ndaj më zgjat gotën me ujë që e ka mbushur qysh më parë.
Heq tasqebapin nga zjarri dhe shpejtoj të lajë dhëmbët e të bëhem gati. Sot pas pune kam trajnim. Duhet t'i kushtojë më tepër vëmendje pamjes sime.
Por, vajza e vogël më lutet t'ia bëj flokët gërsheta. Si gjithmonë, harroj veten dhe shpejtoj t'i plotësoj dëshirën.
Në ato shumë pak minuta që më kanë mbetur për vete, mundohem të bëjë më të mirën e mundshme. Krihem, vesh pantallonat, pallton dhe bëj një tualet të shpejtë.
Parfumos flokët, që në punë të mos e kuptojnë si zakonisht menunë time të drekës. Por, me sa duket është një tentativë e dështuar. Bleva parfumin më të lirë në market dhe ai në vend që të mbulojë aromën e tasqebapit, i shton atij edhe aromën e alkoolit. Ngushëlloj veten me një shaka pa kripë: Të paktën tani menuja është e plotë.
Ulem në sediljen e makinës, më duket mrekulli që jam sërish në orar. Më duhet t'i them si zakonisht vetes me qesëndi "Marshallah!" për të mos e marë më sysh.
Në punë më del shkuma. Tostin që kam marë me vete as që gjej kohë ta hap. Kush e di në ç'orë do ha!
Trajnuesja është me vonesë. Gjysmë ore. Sikur të kisha ngrënë para se të vija! Por ku ta dija se do vonohej. Shumë shpejt do t'më nisë dhimbja e stomakut. Është e padurueshme. Por s'ka faj. Veza e zier ka kohë që është tretur.
Nis trajnimi, si zakonisht me videoprojektor. Në sallë janë të pranishme disa televizione. Trajnimi është i një rëndësie të veçantë. Edhe unë i kam kushtuar vëmendjen e duhur. Mbrëmë, pasi im shoq fjeti, mora celularin dhe hulumtova në internet mbi temën që do trajnohesha. Lexova derisa u përgjuma dhe celulari më ra nga dora.
Hap bllokun dhe mar stilolapsin. Gati për të shkruar. Jam ulur si zakonisht në radhën e parë. Qëndroj pjesën më të madhe të kohës kokëulur, sepse kam zët të dal ekraneve. Ulen në radhën e parë, sepse dua të përfitoj maksimumin nga trajnimi. Televizionet nuk ikin si zakonish, por qëndrojnë deri në fund. Çudi!
Trajnimi qe i gjatë dhe kur shkova në shtëpi ishte natë. Nuk dija nga t'ia nisja me punët.
Vajzat donin ndihmë për detyrat. Im shoq si zakonisht kërkonte të mos e lija pas dore. Më sugjeroi si përherë të ndërroja punë. S'kishte problem se paga do ishte më e ulët, së paku nuk do më duhej të vija natën nga trajnimet dhe do kaloja më shumë kohë me të.
Sikur të gjitha këto të mos mjaftonin, të nesërmen, në të gjitha rrjetet sociale ishte një video e bllokut tim të shënimeve. Aty s'kishte asnjë fjalë, vetëm vizatime, sipas gjithë faqeve që e kishin shpërndarë pa asnjë idhje me temën e trajnimit. Komentet shoqëruese ishin të tmerrshme. E përgjithshmja: Në poste të rëndësishme vendosen njerëz të paaftë. Emërimet janë politike; Vendet e punës fitohen në këmbim të ndereve seksuale me eprorët.
Unë nuk jam e paaftë. Vendin e punës e kam fituar me konkurs dhe kurrë në jetën time nuk jam marrë me politikë, as kam ndër mend të merrem. Sa për ato nderet e tjera... mjaft që nderoj tim shoq.
Im shoq më sheh me qortim. Është fat që s'kanë nxjerrë edhe fytyrën time bashkë me bllokun dhe dorën vizatuese. Ai do patjetër t'i japi të drejtë vetes. Jam e lodhur, e mbingarkuar. Duhet që urgjentisht të ndërroj punë.
Nuk i kthej përgjigje. Kam aq vjet që punoj dhe kualifikohem për të marrë këtë detyrë. Mos duhet të tërhiqem pikërisht tani që ia kam dalë? Është ende mëngjes dhe s'dua ta nis ditën duke u grindur me tim shoq.
Sapo shkoj në punë, i them sekretares se nuk jam për askënd. Për herë të parë mbyll derën me çelës nga brenda dhe nis të qajë me dënesë. Kjo punë po më sfilit, po më merr shpirtin, po unë s'i jam ankuar askujt, as tim shoqi. Sidomos atij. Kam egon time dhe s'mund ta shkel vetëm e vetëm se ndihem e lodhur.
Ndez komputerin, por nuk jam në gjendje të punoj. Marr telefonin dhe shfletoj rrjetet sociale. Blloku im po thyen çdo rekord në shikueshmëri, komente e shpërndarje. Sipas gjasave, shumë shpejt mund të bëhet edhe lidhja mes bllokut dhe të zonjës...
Ndalem te vizatimet në bllokun tim të shënimeve. Gjithë rrjetet sociale i kanë etiketuar si të një fëmije parashkollor, madje kanë bërë edhe intetpretime pafund. Por, as që i qenë afruar së vërtetës: Dy flamujt janë çizmet e trajnueses. Unë nuk kam dorë në vizatim, ama i kam paraqitur saktë. I adhuroj çizmet me taka të larta, por nuk mund t'i vesh sepse lodhja e tepërt më shkakton dhimbje shpine.
Drejtëkëndëshi është fundi i trajnueses. Edhe fundet i adhuroj, por vesh pantallona për t'u ndjerë më lirshëm në punë.
Pikat e shiut, janë qimet në peliçen origjinale të trajnueses. Është hera e parë që shoh nga kaq pranë një peliçe origjinale. Sa për të pasur një të tillë, s'jam orvatur ndonjëherë të ëndërroj.
Tri trekëndorët janë përkatësisht vathët dhe varsja e trajnueses. Edhe unë kam një set të ngjashëm, por në mëngjes nuk gjej kohë për t'i vendosur.
Rrethi i kuq nuk është dielli, siç komentuan shumica, por unaza e trajnueses me gurë rubin. E kam ëndërruar një të tillë, por kurrë s'më kanë tepruar para për ta blerë.
Spiralet nuk janë susta, por ondet në flokët e trajnueses. E kam ëndërr t'i bëjë flokët si ajo. Vet nuk mund t'i realizojë, ndërsa te parukierja nuk mbajë mend sa kohë kam që nuk shkoj.
Ato vijat e drejta nuk janë segmente, por peneli në sytë e trajnueses. Unë nuk kam mundur ta bëjë kurrë bukur. Jam gjithmonë aq e lodhur dhe me ngut, saqë duart më dridhen.
Ylli, nuk tregon aspak se jam pasardhëse e komunistëve, siç u komentua në gjithandej. Ylli do të thotë se trajnuesja është yll. Një model për t'u ndjekur jo vetëm nga unë, por nga çdo femër.
E pra, të gjthë gabojnë. Unë isha shumë e vëmendshme në trajnim, nuk humba asnjë detaj nga trajnuesja.

Por askush nuk më pyeti: Përse në katër orë trajnim nuk shkrove asnjë radhë, asnjë fjalë?
Përgjigja është fare e thjeshtë. Në katër orë trajnim, trajnuesja nuk tha asgjë që ia vlente për t'u shkruar në bllokun tim të shënimeve.
Përgjigja është fare e thjeshtë. Në katër orë trajnim, trajnuesja nuk tha asgjë që ia vlente për t'u shkruar në bllokun tim të shënimeve.

No comments:
Post a Comment