Kapitulli II Zgjimi
Hapa sytë. Dikush po largohej. Çuditërisht s’ishte kthyer me shpinë nga unë. Ishte si të shihja një virtuoz tek ecte pas, fill pas debutimit në një skenë të madhërishme. Të paktën, munda të fiksoj siluetën e tij. Shumë herë do të më fanitej ajo pamje, tek e shihja të largohej ngadalë, i mjegulluar. Ishte, pak a shumë, si ta kisha parë të formësuar në ato retë e bardha pranverore.
Një fllad i lehtë dhe ... Dhoma ishte sërish e zbrazët. Perdja kishte rënë pa shumë ceremoni, madje edhe pa bujë. Askush nuk mund të duartrokiste, s’ishte rasti.
Në dhomë kishim mbetur vetëm unë dhe kujtimi i një ëndrre të çuditshme. A ishte vallë ëndërr? Me siguri ishte ëndërr. Kisha nevojë për më shumë ajër në dhomë, po mbytesha.
Megjithëse dritarja ishte mbyllur drita shponte xhamat dhe depërtonte lehtësisht perdet, për të arritur të qëndiste ëmbëlsisht muret përreth. Sa ndryshe ishte gjithçka!
Imagjinata nuk përkon gjithnjë me realitetin.
Më magjepste ajo dritë, isha gati të rendja pas saj, si ato insektet e vogla e të paditura, përreth një llambe elektrike, të cilat shtyhen e shtyhen për të marrë sa më shumë dritë e ngrohtësi prej saj. Në mëngjes i sheh sërish bashkë, të ftohta e të pajeta, plandosur mbi dysheme. E sërish të
nesërmen, breznia tjetër është gati për të njëjtin sakrilegj. Për dritën ia vlen të japësh gjithçka. Me çdo kusht duhet të qëndrosh sa më larg errësirës.
Sa mirë që ishte veç një ëndërr! Sapo të hapja dritaren, negativiteti i depozituar nën jastëk do të fluturonte jashtë. Duhej të lëvizja nga shtrati sa më shpejt, por isha tepër e lodhur; më se normale mendova pas një nate me ëndrra aq të çuditshme. Trupi s’më bindej. Gjymtyrët sikur s’ishin të miat. Veçoheshin anatomikisht, pa u lidhur me trupin me anë të ndjeshmërisë. Një zhurmë e bezdisshme, si një sirenë alarmi u përhap vrullshëm në dhomë. Menjëherë zbarkoi një re mjekësh e infermieresh. Mos isha sërish në ëndërr? A mund të zhytesh në një tjetër ëndërr, kur sapo ke dalë nga një e tillë?
Ata u dendësuan më pranë, përmbi shtrat, si një re shiu. Sigurisht që duhej të isha në ëndërr. Gjithkujt i ka rënë rasti të
dëgjojë se brenda një ëndrre ka ëndrra të tjera, të cilat mbivendosen si ato kukullat e çuditshme ruse. Ky arsyetim më bëri ta
merrja situatën më lehtë. Të gjithë flisnin njëzëri, përfundim s’ishin fjalët, po zhurmat. Fare mirë mund të quhej makth.
Për një çast u përpoqa të supozoja se ishte gjithçka reale. Përfundimi? As realiteti nuk mund të ishte i ndryshëm nga ëndrra. Ishte e kotë të mundohesha për të zbutur vrazhdësinë e realitetit, ai ishte aq i fuqishëm, sa nuk do tutej aspak nga përpjekjet e mia qesharake.
Zgjimi im- me sa kuptova- ishte tema kryesore e debatit të tyre. Por a nuk zgjohet herët a vonë kushdo është duke fjetur? Tek ai,- megjithëse po përpiqesha të sinkronizohesha me ta,- personalisht nuk mund të shihja asgjë të ndryshme nga zgjimi i cilitdo prej tyre apo i kujtdo tjetër. Sipas mjekëve, ishte diçka që i kishte lënë pa fjalë. Vërtet përparimet e shkencës dhe të mjekësisë munden të të lënë pa fjalë, por jo zgjimi i dikujt, haallka më e rëndomtë në regjimin ditor të kujtdo.
Në një kënd të dhomës, një infermiere e re shpejtoi t'ia jepte lajmin e mirë dikujt, ndërkohë ishte duke më vështruar ngulazi në sy. Dukej si një profesioniste e dalë nga
një kanal informativ: Lidhje e drejtpërdrejtë në edicionin qendror. Po cili ishte publiku i saj? Unë po e ndiqja me aq
kureshtje, por, për fat të keq, zhurmat s’më linin të dëgjoja asgjë. Nuk mundja t’ia lexoja buzët, isha tepër e lodhur për ta bërë këtë. Po shijoja vetëm valët video; audioja ishte ekskluzivitet i dikujt tjetër. Ajo ishte ndryshe. Megjithëse shihja turbullt, vura re distancimin e lehtë të saj. Me ta vetëm bluzën e bardhë kishte të përbashkët, asgjë më tepër.
Shumë shpejt nuk lindën më pyetje rreth saj. Për një kohë të pacaktuar nuk munda të merresha me të. Reja e mjekëve m’u vërsul e uritur. Drita, e cila më depërtonte në sy nga ata stilolapsat e tyre magjikë ishte më torturuese,- sipas meje dhe çastit sigurisht,- nga ç’do të ishte përdorimi i tyre në sy nga ana e majës. Për fat të keq, të gjithë zotëronin një mjet diagnozifikues të tillë dhe njëri pas tjetrit kryenin po atë ritual acarues. Koha e konsultës ishin paqja ime e përkohshme, një farë parajse tokësore. Me të përfunduar, shkruan diçka dhe më lanë në mëshirë të infermiereve.
Më rezultoi se të gjitha infermieret- përveç gazetares ishin gjakthithëse. Shiringa të tëra u mbushën me gjakun tim. Shponin njëkohësisht mollëzat e gishtave, por edhe damarët në lartësinë e bërrylit. Deri atëherë nuk e dija që një njeri kishte aq shumë gjak në trup. Më në fund patën
mirësinë dhe mëshirën, që prenë e tyre ta lënë të prehet.
Sa më shumë përpiqesha të kuptoja, aq më tepër shtoja pikëpyetje. Rreth meje ishte pështjelluar gjithçka. Vendosa të merresha më mirë me punë. Mund të sodisja dhomën, madje edhe detaje, siç ishte ndriçuesi luksoz e shkëlqyes. Isha e lodhur. Kisha nevojë të çlodhesha. Mendimet avulluan shpejt. Një infermiere, sa për dy të tilla, erdhi me një shiringë elefanti. Teoria e kompensimit u zbatua. Dorën e kishte aq të lehtë, saqë s’ndjeva gjë. Nuk arrita të kuptoj sesi mundi të ishte aq delikate. Pas pak qepallat m'u rënduan dhe për një kohë të pa caktuar fjeta thellë. Të paktën më dhanë mundësinë të çlodhesha.
Sapo hapa sytë, pashë infermieren-gazetare teksa më buzëqeshte. Ishte ditë. Madje mund të isha pothuajse e sigurt se ishte mëngjes. Vetëm kjo periudhë e ditës mund të ketë rreze aq të ëmbla. Pra, kishin kaluar së paku njëzet e katër orë nga zgjimi i mëparshëm.
Qysh në fillim kuptova se ajo ishte e veçantë. Nga afër nuk dukej ndryshe vetëm nga infermieret, por nga gjithë njerëzit e
tjerë, të cilët do t’i shihja më vonë. Fytyra e saj e rrumbullakët, me tipare të rregullta, rrezatonte gjithçka të mirë njerëzore,
por jo vetëm. Sytë blu të krijonin idenë e thellësisë së pafund. Dukej sikur ishte e rrethuar nga një aureolë hyjnore.
Shkëlqimi i flokëve në ngjyrë të çelët luante pa dyshim rolin e vet. E mbështetur në një kanape pranë shtratit tim dukej e
denjë për të pozuar për Da Vinçin. Bëri një lëvizje të trupit, si për të treguar interesimin e saj, më pas u ul në një karrige, për të ndenjur më pranë meje. Kisha aq shumë nevojë për dikë dhe… ajo ishte aty. U mbështet mirë pas shpinores së karriges,
si të donte t’i jepte vetes një rëndësi edhe më të madhe.
-Nëse më dëgjon, të lutem, poho me sy. Dua të di a mund të vazhdoj më tutje,- foli ajo.
Duhet t’i kem hapur e mbyllur sytë disa herë, e bëra të qeshte me zë. Që nga çasti që isha zgjuar, askush nuk më kishte drejtuar ndonjë fjalë. Ishin mjaftuar me ato ekzaminimet e tyre, të cilat më kishin sfilitur, saqë nuk dua më as t’i sjell ndër
mend, t’i hedh të zezë mbi të bardhë, jo se jo.
-Me sa shoh po ia nisim mbarë,- tha ajo dhe vazhdoi të buzëqeshte. Kur e vura re më me vëmendje, kuptova se s'kishte nevojë të buzëqeshte, fytyra e saj në çdo çast dukej vetvetiu sikur qeshej. Fjalët e saj ishin balsami i shpirtit tim. Sikur mjekët dhe infermieret të kishin po atë shprehje
fytyre, me siguri depot farmaceutike do ishin mjaft të lodhura nga mbingarkesa me barna, të cilave me kohë iu kishte kaluar afati i skadencës.
- Ti ishe në gjendje mjaft kritike për jetën. Mjekët e konstatuan rastin si të pashpresë. Më pas të quajtën të vdekur
klinikisht. Për të gjithë ishte një mrekulli. S’kishin më besim në asnjë përmirësim,- tha ajo, ndërsa unë vura re menjëherë,
se e distanconte veten nga të tjerët në po atë mënyrë si veprova edhe unë qysh në çastin e parë. Kisha pasur të drejtë. Instinkti im nuk ishte gabuar. Përse e bënte këtë? Përveçse në pamje, ku tjetër ndryshonte? Përse duhet të ishte një infermiere dhe jo një mjek nga ata të shumtët, të mëparshmit,- i cili ndoshta nuk mundej të ishte kaq i ëmbël, ama mund të ishte shumë më profesional,- që të më shpjegonte gjendjen në të cilën ndodhesha? E megjithatë, nuk ishte ndonjë çështje personale me të. Thjesht nuk po i jepnin rastit atë rëndësi për të cilën ishte duke folur. Sidoqoftë, kisha përshtypjen e pagabueshme se po thoshte vetëm të vërtetën. A mund të gënjejë një njeri me pamje të tillë?
- Unë do të jem përkrah teje, për aq kohë sa të kesh nevojë. Ti je e fortë, fizikisht dhe shpirtërisht. Betejën e parë e fitove, është një triumf. E dyta do të jetë po kaq e vështirë, por do të shtrihet më gjatë në kohë. Kjo nuk do të jetë më për jetë a vdekje. Por ama, jo më pak e rëndësishme. Ti je një natyrë që s’dorëzohesh lehtë, vendos jetën mbi gjithçka,- tha ajo duke më detyruar të zhytesha në mendime.
Duhej të më njihte mjaft mirë! S’di si mendoja në jetën time të parë, por në jetën time të dytë dhe të tretë, vetë jeta ishte më e vyer se gjithçka. Ç’vend zinte ajo vajzë në jetën time të parë? Ç’dinte për mua? Nuk kisha përse të lodhesha, me siguri shumë shpejt do mësoja gjithçka për të cilën kisha
nevojë. Në fund të fundit, asnjë pyetje nga sa po sillja ndër mend, nuk kishte ndonjë nevojë urgjente për përgjigje.
Më e pakta që shpresova, dëshiroja të mos ishte duke luajtur me mua. Nuk kisha forcë për ta përballuar. Madje më mungonte edhe për të lëvizur nga shtrati. Ndoshta ishte pasojë e të fjeturit gjatë. Do të më duhej ca kohë për të rimarrë veten, por me siguri nuk duhej të ishte diçka e rëndë. Nëse luftoja të largoja atë angështi të vdekjes që rrinte pezull në ajër, thuajse gjithçka mund të ishte normale. Nuk ishte aspak e lehtë ta flakja, madje duhej të qëndroja në gatishmëri, ta zboja sërish, posa të përpiqej të bëhej dominuese. Gjithçka ndodhte në pavetëdije, ndaj dhe ajo ndoshta nuk e vinte re aspak, por kohë më kohë edhe unë bëja mirë ta shpërfillja.
Tashmë isha zgjuar dhe duhej të sillesha si e tillë.