Tuesday, January 16, 2018

     PERBALLJA

   Atë mëngjes më doli gjumi herët. Të paktën kështu i mbusha mendjen vetes. Nëse duhej patjetër të isha i sinqertë me ndërgjegjen time, do pranoja se gjithë natën s'vura gjumë në sy.
    Nuk isha njeriu i përballjeve. Kështu që në pritje të saj isha tmerrësisht nervoz. Vetëm atë natë kuptova, se asnjëherë nuk isha përpjekur të sheshoja qoftë edhe një mosmarrëveshje të vërtetë, apo keqkuptim absurd. Po ç'kisha bërë përgjatë gjithë viteve të jetës së një të rrituri? Asgjë. Isha strukur, thjesht isha strukur në koracën time, duke i shmangur që të gjitha përballjet, apo sheshimet e keqkuptimeve.
   Çdo mëngjes nisem për në punë i parfumosur, i kostumosur dhe i kollarisur.   Makinën e kam blerë në markën time të preferuar, me kilometrazh zero dhe mbaj me krenari në dorë çantën origjinale të lëkurës. Kam një punë që shumkush ma ka zili. Madje, disa edhe ma kanë thënë hapur. E kaloj situatën shpejt, thjesht me një buzëqeshje. Nuk jam nga ata njerëz që u pëlqejnë lëvdatat, ama ndihem krenar për gjithë sa kam arritur me punë dhe mund.
  Familja është tejet e rëndësishme për mua dhe mbi të gjitha një arsye e fortë për t'u ndjerë i lumtur dhe krenar. Kam një bashkëshorte që më do dhe e dua. Kemi dy fëmijë të mrekullueshëm. Jetojmë në një apartament me hapësirë të konsiderueshme dhe i përkushtohemi me mish e me shpirt familjes sonë.  Ç'mund t'i  kërkoj më tepër jetës?
   E megjithëse kaloj nëpër mend gjithë arritjet e  jetës sime, sërish ndihem njeri i vogël. Përse nuk kam mundur asnjëherë të gjej guximin për t'u përballur me dikë? Përse askujt nuk ia kam përplasur në fytyrë gjithë sa kam menduar në të vërtetë?
   Ndihesha nervoz... Për herë të parë një përballje në jetën time, një përballje e vërtetë. Ftesën e kisha marrë me një sms dhe e kisha konfirmuar po me sms.  Pas dymbëdhjetë  viteve do ritakoja dashurinë e parë të vërtetë të jetës sime. Ndihesha nervoz... S'lidhej aspak me faktin se do takoja ish të dashurën. Unë e dua dhe e respektoj  time shoqe. Dashuria dhe ëmbëlsia e saj më ndihmuan të mbyllja plagët e hapura nga braktisja e papritur e ish të dashurës. E ndieja se e kisha të nevojshme përballjen me njeriun që më kishte detyruar të bëja  kthesa të forta dhe të papritura në jetën time.
    Dola nga apartamenti në kohë dhe ime shoqe më përcolli te dera, siç vepronte gjithmonë. Më puthi dhe në vend të urimit të zakonshëm që t'ia kaloja mirë, më dhuroi një buzëqeshje plot dashamirësi dhe besim. Ajo e dinte kush më kishte ftuar për kafe. Mes nesh nuk ekzistojnë sekretet, s'ka patur kurrë, vetëm dashuri dhe besim.
   Isha ndjerë i përbuzur dhe i nënvlerësuar nga braktisja e saj, saqë aso kohe, as që më shkoi  ndër mend t'i kërkoja shpjegime. Përballja do t'më kishte bërë ta ndieja edhe më të ashpër mizorinë e braktisjes, ndërsa krenaria ime e palëkundur nuk do t'i kërkonte të kthehej.
   Vallë ç'do të më thoshte?  Nuk ndihesha aspak kurioz, më nervozonte fakti që isha duke humbur nga koha e vyer, të cilën me mjaft kënaqësi do ia përkushtoja familjes sime. S'ndieja nostalgji as për të shkuarën dhe as për ish të dashurën. Nuk ishin më  pjesë e jetës sime.
   Nuk e njoha, megjithëse e kisha përballë. Vetëm kur u ngrit në këmbë dhe po më shihte drejt në sy, duke më ftuar në karriken e zbrazët që gjendej përkrah saj, kuptova që ishte ajo.
   Shtërnguam duart në shenjë mirësjelljeje, u përshëndetëm dhe u ulëm. Kamarieri erdhi menjëherë të na merrte porosinë, dy kafe.
   Në buzëqeshjen e saj të mirësjelljes nuk gjeta asgjë të përbashkët me buzëqeshjen e dikurshme, e cila më kishte marrosur. Për fatin tim të mirë, ajo femër s'kishte më pushtet mbi mua.
  Sytë i kishte të trishtuar, madje të pikëlluar. Nëse shihja thellë në ta, nëse përqendrohesha i tëri, mund të zbuloja me saktësi arsyen. Nuk e bëra. Ishte diçka që s’më intrigonte si dikur. Buzëqeshja gjithë mirësjellje, ishte një përpjekje e dështuar për të fshehur trishtimin që i lexohej në sy. Shtresa e trashë kozmetike që kishte vendosur në fytyrë  nuk ia mbulonte aspak rrudhat, përkundrazi. Roza mbi mollëza nuk ia dilte mbanë të maskonte zbehtësinë që i kishte rënë në fytyrë. As veshja e kushtueshme nuk linte dot në hije dobësimin e madh që kishte pësuar fiziku i saj. Takat e larta, në vend që t'i shtonin elegancën, dukej sikur ishin stisur për ta stërlodhur.
   Nuk arrija ta besoja që dikur e kisha dashur me gjithë forcën e shpirtit femrën që kisha përballë. Përsosmëria e dikurshme ia kishte lënë vendin asgjësë.
   U pendova që u paraqita në takimin më absurd të jetës  sime. Nuk do kishte asnjë përballje mes nesh. Nuk më mungonte guximi, më mungonte dëshira për ta bërë këtë.
   Ajo më kishte lënë për shefin e ndërmarrjes në të cilën bënim praktikën universitare si student të fakultetit të ekonomisë. Një poshtërim i vërtetë në sytë e të gjithve.
   Ai ishte sipërmarrës i suksesshëm. I parfumosur, i kostumosur, i kravatosur, ngiste një makinë të re dhe mbante një çantë lëkure origjinale. Jetonte në një apartament me hapësirë të bollshme...
   Mos ndoshta gjithë këto vite i kisha shpenzuar për t'u shndërruar në kopje identike  të tij? Kjo ishte e tepërt për t'u pranuar nga unë. Por, edhe për t'u rrëzuar si teori ishte e vështirë, madje e pamundur. Ndjeva të më mblidhej diçka në fyt. Në atë bar mungonte oksigjeni. Rrufita kafen shpejt, kërkova ndjesë për kohën e paktë që kisha në dispozicion, i shtërngova dorën në shenjë mirësjelljeje, e përshëndeta dhe u largova.
   As që e vrava mendjen ç'kishte për të më thënë. Dhe në fund të fundit, nuk kisha  detyrime ndaj saj.
   Sapo hyra në apartament, ime shoqe më pyeti gjithë kërshëri për arsyen që nuk kisha vajtur në takim. U shpjegova, ishte thjesht ftesë për një kafe. Kisha pirë kafen gjithë mirësjellje dhe isha kthyer në familjen time, në jetën time.
   Ajo më pa gjithë habi. Priste që  t'i flisja për përballjen e parë në jetën time, atë midis meje dhe ish të dashurës. Nuk pata guximin e duhur për t’i thënë se nuk ndodhi. Siç nuk kishte ndodhur asnjëherë deri atë çast, madje sipas gjasave, as që kishte për të ndodhur ndonjëherë. Ç’të bëja? Në fund të fundit, ky jam unë.
   E putha. I thashë se nuk më interesonte asgjë që kishte të bënte me të shkuarën. Me mish e me shpirt i  isha përkushtuar të ardhmes së familjes sime. Lexova siguri në sytë e saj, mandej edhe lumturi. Ndihesha me fat që ishte bashkëshortja ime.
   Atë natë sërish nuk fjeta.  Në mëngjes guxova të dilja para pasqyrës, guxova të shihja shëmbëllimin tim  drejt e në sy. Ishte koha për një përballje të vërtetë. Nëse nuk i mbushja mendjen vetes se gjithë sa kisha arritur e kisha bërë për veten dhe familjen, do t'i kisha punët pisk me ndërgjegjen time. Kjo është përballja më e vështirë dhe njëkohësisht më e rëndësishmja në botë.Gjithë natën s'vura gjumë në sy.

   Atë natë sërish nuk fjeta.  Në mëngjes guxova të dilja para pasqyrës, guxova të shihja shëmbëllimin tim  drejt e në sy. Ishte koha për një përballje të vërtetë. Nëse nuk i mbushja mendjen vetes se gjithë sa kisha arritur e kisha bërë për veten dhe familjen, do t'i kisha punët pisk me ndërgjegjen time. Kjo është përballja më e vështirë dhe njëkohësisht më e rëndësishmja në botë.

No comments:

Post a Comment