Monday, January 7, 2019

JETO!



Ai s'vlen as sa një lot yti...
Si mund të vlejë sa një jetë?!
Si limon të shtrydhur të flaku,
Por ti limon s'mund të jesh...
Përngjet kaq shumë me një lule!
Petalet veç vesë mund të kenë...
Çlirohu prej tij si prej pluhurit!
Jeto, sepse jeta ia vlen...

Elda Gjini
2019

No comments:

Post a Comment