Sunday, October 14, 2018

NJË VIT



Ndonjëherë më duket sikur s'ke ikur.
Në ajër ndiej tëndin shpirt.
Me erën dorën që m'ledhaton flokët,
dhe si mungesën, ta ndiej praninë.

Por, etj'e shpirtit dot s'më shuhet,
treqind e gjashtëdhjetë e pesëshe përvëlon.
Ti më vjen pranë lehtë... në flutur...
Sa më gëzon, aq më trishton.

A e di që ndihem e drobitur?!
Sot nënë ndihem krejt e mpirë...
Lotoj me shpirtin e përzhitur...
Aq sa e rritur, aq dhe fëmijë.

Dhe sikur koha pas të kthehet,
koha që pas nuk kthehet kurrë...
Më shumë ti jo s'mund të më doje,
më shumë s'mund të të doja unë.

Në kopështin tim këputa lule,
mbi varr mes lotësh të t'i sjell...
Engjëllushe, nga qielli ku je ngjitur:
-Një shpirt s'muroset nën mermer!

Diçka gjendet atje ku humbet!
Më humbe nënë pranë zemrës ti...
Kujtoj kur mes krahësh më fluturove,
mallëngjehem me zemrën plot... e zbrazëti...


Elda Gjini
1.11.2018



No comments:

Post a Comment