Saturday, July 14, 2018

TAKIM ME VETEN


Ke një takim të rëndësishëm.
Ndaj s'ke guxim të shkosh.
Sa herë i ke bishtnuar...
Ama këtë herë dot s'dredhon.

Ke një takim të rëndësishëm.
Me dikë që s'mund ta mashtrosh.
Duhet të shihesh sy ndër sy...
Kjo të tremb. A do guxosh?!

Ke një takim të rëndësishëm.
Aspak rëndësi s'ka veshja sot.
Më e rëndësishme se gjithçka në jetë,
është të gjesh guximin të jesh i vërtetë.

Elda Gjini
2018

No comments:

Post a Comment