SHOQET E FEMINISE
Mjaft t'u thërrasë:
Tasha! Bona! Kloda!
Dhe jeni aty, gjithmonë aty.
Për ne s'ka kufij,
S'na ndajnë shtetet.
Vitet? S'kanë rëndësi!
Te asnjëra prej jush s'gjeta veten!
Të tria të ndryshme nga karakteri im.
Por kisha mbështetje, gjithmonë mbështetje
mandej dashuri, pafund dashuri!
Eh, si mund ta harrojë kur u dashurova
dhe s'doja t'ia pranoja as vetes, kurrësesi!
Ju të tria të bindura se ishte fati im,
prisnit të merrja një vendim, pa kompromis
Dhe morën rrugë ''tradhëtitë e vogla'',
aleancat e njëpasnjëshme mbi kurrizin tim,
mërzitë e mia të mëdha, pafund,
kur ju përpiqeshit për timen lumturi.
E lumtur kujtoj sot atë kohë të bukur,
pa mëri, pa qefmbetje, vetëm dashuri.
Dhe jam krenare për ju shoqet e mia,
sa me fat jam që ju kam përgjithnji.
Elda Gjini
2018

Shume e bukur Elda.
ReplyDeleteDhe sa mall kur ju shoh ne kete foto.
Shume faleminderit Drita! Si te mos kemi mall kaq larg sa jemi dhe kaq vite pa u pare!
ReplyDelete