Saturday, April 14, 2018

SI TE VDEKUR


Thuamë se bashkë do shëtisim
dhe hidhmë në një hon.
Thuamë se në det do futemi
e në gojë të peshkaqenit çomë!
Thuamë t'i mbyll sytë një çast,
mes flakësh hidhmë në do!
Veç si të vdekur mos më trajto,
për sa kohë jetoj...

No comments:

Post a Comment