Saturday, April 14, 2018

NË SAJIN TËND


Enden kujtimet
dhe ngjizen me mallin.
E përmalluar koha.
Dhe malli lind pritjen.
Unë në pritje zhytem.
E tashmja në të mbytet.
E sotmja shkrihet,
por në sajin tënd,
për faj të së djeshmes,
për hir të së nesërmes.

Elda Gjini

No comments:

Post a Comment