Friday, April 13, 2018

FJALA


Vdiq fjala një ditë dimri.
E ëmbla fjalë, sapo kish lindur.
Prita një tjetër fjalë,
por, ajo lindi e vdekur.

Dhe ti s'flet që s'flet,
Megjithëse të dëgjoj.
Diç mërmërit...
Sytë e zbrazët më vështrojnë.

Ndoshta fjalët vdesin nga frika.
Frikë. Shumëkush përgjon.
Druhemi se të gjitha vdesin
e kurrë më s'flasim dot.

Elda Gjini

No comments:

Post a Comment