Wednesday, April 11, 2018


CAST

Të kërkoj ndjesë për gjithçka
e të prehem për një çast,
veç për një çast...
Ç'faj kam bërë?!

Të rrëfehem e rrëfehem
të purifikohem për një çast,
qoftë vetëm një çast...
Në ç'mëkat kam rënë?!

Të lutem e të lutem
të gjej ngushëllim
në një copëz çast.
Sa herë e kam thënë?!

No comments:

Post a Comment