Friday, April 13, 2018

BEN FTOHTE


Bën ftohtë!
Buzëqeshjet e shtirura,
më ftohin më shumë.
Përshëndetjet e etiketuar
më ngjallin edhe më vetminë.
Shtohen edhe disa vështrime,
nga ato që veç njollosin.
Ftohtë, ftohtë po mbërdhij!
Vjen ndërmend dimri i shkuar,
madje edhe një para tij,
mandej gjithë dimrat e tjerë.
Bën ftohtë...
Një i ftohtë që depërton gjithkund,
deri në palcë, deri në shpirt.

Elda Koço
1998

No comments:

Post a Comment